Aksion policor në “Rrugën e Kaçanikut” Shkup, konfiskohet drogë

Një aksion policor po zhvillohet sonte në rrugën e Kaçanikut në Shkup, konfirmoi MPB për TV21. Nga Ministria e Punëve të Brendshme sqarojnë se kanë konfiskuar lëndë narkotike, gjegjëshit marihuanë. MPB nuk zbulon më shumë detaje pasi aksioni policor ende po zhvillohet.

Ndërsa për këtë aksion kanë shkruar edhe portale tjera. Sipas burimeve të 24Info, bëhet fjalë për një grup të tregtarëve të drogës, ndërsa është angazhuar njësiti special “Tigrat”./Tv21