Aksion i përbashkët policor mes RMV-së, Belgjikës dhe Holandës për drogë, armë dhe larje parash: Arrestohen 18 persona!

Në të njëjtën kohë, siç njoftojnë nga MPB-ja, aksion është realizuar edhe në Belgjikë dhe Holandë.

Prokurori i lëndës nga PPThNKOK-ja do të parashtrojë urdhër për realizim të procedurës hetuese kundër dy personave për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer veprën penale – Larje parash dhe vepra të tjera të dënuara.

“Sipas pranimit të Kërkesës për ndihmë ndërkombëtare, nën udhëheqjen e gjykatësit hetues belg realizohet hetim për organizatë kriminale, e cila mes të tjerash merret edhe me prodhim të paautorizuar të kanabisit dhe drogave narkotike. Nga aktivitetet e gjykatësit hetues dhe Policisë Gjyqësore Federale, është konstatuar se pjesa më e madhe e anëtarëve të grupit të organizuar kriminal janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, kurse të tjerët janë nga Holanda, Bullgaria dhe Belgjika”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Më tej kumtohet se grupi në disa plantacione në Bullgari dhe Holandë, në mënyrë të paautorizuar kanë prodhuar kanabis nga 1 janari 2020, “ndoshta edhe më herët”.

Secili anëtar i grupit kriminel ka pasur rolin e tij në organizatën kriminele. Të dyshuarit, siç sqarohet më tej, kanë qenë në relacionin Belgjikë – Holandë – Maqedoni e Veriut.

“Hetimi vërtetoi se të dyshuarit, një pjesë të parave të fituara me vepër penale, i sjellin në Maqedoninë e Veriut, kurse me një pjesë tjetër kanë blerë pasuri të patundshme në tregun belg”, qëndron më tej në njoftim.

Në aksionin ku morën pjesë numër i madh i policëve, kurse filloi në mënyrë të koordinuar në tre shtete në orën 5 të mëngjesit, kanë konfiskuar mjete parash, armë, municion, ari, automjete dhe dëshmi për transaksione të kryera me shuma të mëdha të hollash.

Janë arrestuar 2 persona, për të cilët Prokuroria ka kërkuar edhe shqiptim të masës së paraburgimit dhe ngrirje të pasurisë.

Në Belgjikë janë arrestuar 11 persona të tjerë dhe është kryer bastisje në 20 lokalitete, kurse në Holandë janë bastisur 5 lokalitete dhe janë arrestuar 5 persona./TV21