Aksion i madh policor në Itali, arrestohen 160 persona

Që nga mëngjesi, në aksion të madh të policisë italiane, 160 persona të përfshirë në krim përfunduan në paraburgim, transmetojnë mediat italiane.

Aksioni është zbatuar në tërë territorin kombëtar, ndërsa të arrestuarit i përkisnin organizatave të ndryshme kriminale, përfshirë mafiet, të cilat kanë marrë pjesë në furnizim me shumicë dhe shpërndarjen e drogës.

Anëtarët e organizatës kriminale kalabreze “Ndrangeta”, të cilët vepronin në rajonin verior të Lombardisë, u arrestuan në qytetin Leçe.

Shefi i policisë në Mesina deklaroi se “operacioni i dha një goditje të madhe krimit të organizuar”, se aksioni vijoi pas disa muajve hetimesh të mëdha dhe se më shumë se 750 policë nga të gjitha shërbimet morën pjesë në operacionin e mëngjesit.