Aksion i madh i Policisë, blindohet Gjilani, Ferizaj e Gjakova

Policia e Kosovës ka kryer disa bastisje në disa lokacione të ndryshme ku janë arrestuar tre persona dhe janë në kërkim edhe të 4 të tjerëve.

Ky grup i organizuar kriminal dyshohet të ketë kryer mbi 50 raste të vjedhje të rënda në lokale, të bankomatëve, llaptopëve dhe kasafortave.

Poashtu mësohet se grupi po përcillej që një kohë të gjatë dhe i cilësuar si grup i rrezikshëm që ndërronte veturat dhe targat e regjistrimit.

Mësohet se ditëve në vijim pritet të ketë edhe të arrestuar tjerë dhe se në këtë aksion janë të përfshire edhe hetimet rajonale të Gjilanit, Ferizajt dhe Gjakovës.