Aksidentohet vetura e eskortës së kryetarit të Kuvendit të Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjes në magjistralen Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë, ku ishte e përfshirë vetura e eskortës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë se sot rreth orës 12:00, në rrugë magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku.

“Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë  civile me targa vendore . Në këtë aksident janë shkatuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të aksidenteve, e cila është duke u trajtuar rastin”, ka shkruar ai.

© SYRI.net