Aksidentohen disa vetura, dyshohet për një të vdekur në autostradën “Arbën Xhaferi” (VIDEO)

Një aksident zingjiror ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka thënë për Klankosova.tv se dyshohet për një viktimë, teksa ka dërguar edhe pamje nga ky aksident.

Klankosova.tv ka kontaktuar me zëdhënësit e Policisë së Kosovës për këtë rast, por, nga të njëjtit ende nuk ka ndonjë informacion.

Lajmi në përditësim..