Aksidenti tragjik, rritet numri i të vdekurve në helikopterin ku ndodhej Bryant

Autoritetet në Los Angeles thonë se në helikopterin që u rrezua ditën e djeshme, ku si pasojë humbi jetën legjendën e basketbollit, Kobe Bryant dhe vajzën e tij 13-vjece, ishin edhe 7 persona të tjerë.

Referuar mediave amerikane raportohen 5 viktima, ndërsa në konferencën e fundit të Policisë është thënë se besohet se pos pilotit, në helikopter ishin edhe tetë pasagjerë.

“Los Angeles Times” raporton se Policia beson që në bord gjendeshin tetë pasagjerë dhe piloti.

Të gjithë besohet se kanë vdekur, mirëpo nuk flasin për identitetin e viktimave.

Zyrtarë të NBA kanë konfirmuar se një nga më të mirët në historinë e basketbollit, 41-vjeçari Bryant ka vdekur bashkë me vajzën e tij 13-vjece, Gianna Maria.