Futbollisti 22-vjeçar grek, Iordanis Adamakis vdiq në një aksident të tmerrshëm trafiku kur dy trena u përplasën në Greqi.
Amadakis ishte në linjën Athinë-Selanik në ditën fatale dhe sipas mediave greke, familja e tij nuk e dinte që ai ishte në trenin e vdekjes në momentin e aksidentit, përcjell lajmi.net.
Iordanis Adamakis e filloi karrierën e tij në Vrasida Neos Peram, gjatë sezonit 2019/20 luajti për AOK-un, prej nga u transferua te Nestos, dhe më pas u rikthye te ish-klubi i tij.
Ai mbrojti shkurtimisht ngjyrat e Rodosit, nga i cili u nis për në Thesprotos, me të cilin u nda në janar të këtij viti.
Kujtojmë se në përplasjen e një treni mallrash dhe një treni të shpejtë në Greqi, në binarët mes Athinës dhe Selanikut, kanë humbur jetën 32 persona dhe të paktën 85 janë lënduar, njoftuan zyrtarët.




