Aksident tragjik në Bullgari! 46 persona humbën jetën, pjesa më e madhe e tyre fëmijë dhe të rinj

Село Боснек (23 ноември 2021) При тежък пътен инцидент с автобус загинаха 46 човека. Произшествието е станало на магистрала "Струма" малко след 2.00 ч. тази нощ, близо до село Боснек. Жертвите са чужди граждани, а автобусът е пътувал в посока към Република Северна Македония. Седем души са спасени и са откарани в "Пирогов". Пресфото - БТА снимка: Минко Чернев (ЕД)

Qytetarët e Maqedonisë këtë mëngjes morën lajmin e kobshëm për aksidentin tragjik ku jetën kanë humbur 46 persona shtetas të Maqedonisë. Autobusi i Besa Trans-it për shkaqe ende të pakonfirmuara këtë mëngjes rreth orës 3 të mëngjesit është rrokullisur dhe është ndezur në autostradën Struma në Bullgari. Mes viktimave ka edhe 12 fëmijë, ndërsa aksidentin e kanë mbijetuar 7 persona. Në vendin e tragjedisë sot ishin kryeministri Zoran Zaev, ministri për punë të jashtme, Bujar Osmani dhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Zaev pasi që i vizitoi të lënduarit në spitalin Pirogov në Sofje, ka deklaruar se të mbijetuarit kanë arritur që të shpëtojnë pasi që kanë thyer dritaren e autobusit. Për arsyet e aksidentit thotë se pret që të prononcohen shërbimet profesionale në Bullgari.

“Kur ka filluar zjarri, në pjesën e pasme të autobusit, në ulëset e pasme kanë arritur që të thyejnë dritaren dhe të shpëtojnë këto shtatë persona. Tashmë anëtarë të familjeve të bashkëqytetarëve që gjenden në spital kanë ardhur këtu. Një pjesë e tyre i njoha dhe kishin mundësi që të shohin familjarë e tyre këtu dhe të bisedojnë me ta. Siç pamë të gjithë janë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, janë nga më shumë etni, kemi një qytetarë nga Presheva – Serbia, i cili së bashku me të fejuarën nga Kumanova kanë qenë në Stamboll. Pamë se në listë ka edhe një shtetas me shtetësi belge”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, pohoi se të gjithë të lënduarit janë në gjendje stabile.

“Ne i vizituam 7 personat e lënduar këtu në spital dhe të gjithë janë në gjendje stabile shëndetësorë, përkatësisht asnjëri nuk është në rrezik për jetë. Bëhet fjalë për lëndime më të lehta, të shtypura dhe prerje, janë të trajtuar në mënyrë të shkëlqyer nga kolegët tanë, për çka dua të shprehu falënderim edhe deri te drejtori Romanski dhe deri te Spitali Pirogov. Ka vetëm një pacient i cili ka fraktura dhe duhet të bëhen edhe disa analiza shtesë për të parë nëse ka nevojë për intervenim kirurgjik”, potencoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Fundjavën e vazhduar që e kishim për shkak të ditës së alfabetit të gjuhës shqipe, qytetarët kanë dashur ta shfrytëzojnë për të udhëtuar në Stamboll – tha ministri për punë të jashtme, Bujar Osmani.

“Disa informacione të pakonfirmuara janë se ka mbi 10 fëmijë që kanë humbur jetë, megjithatë edhe të tjerët kanë qenë çifte të rinjsh të cilët e kanë shfrytëzuar fundjavën e vazhduar që e kishim në Maqedoninë e Veriut për shkak se e hëna ishte ditë jo pune, ishte dita e alfabetit të gjuhës shqipe, dhe qytetarët atë fundjavë të vazhduar e kanë shfrytëzuar për të udhëtuar”, theksoi ministri i Jashtëm Bujar Osmani.

Në këtë aksident të kobshëm, binjakët 4 vjeç janë viktimat më të rinj. Përndryshe është paralajmëruar se prokurori publik Lubomir Joveski do të takohet me hetuesit bullgar në vendin e ngjarjes. Për shkak të tragjedisë, në Maqedoni janë anuluar të gjithë ngjarjet dhe manifestimet.