Aksident trafiku në rrugën Strugë – Dibër

Një aksident trafiku është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën Strugë-Dibër, për këtë arsye është ndërprerë trafiku në rrugën rajonale Strugë – Dibër në fshatin Llukovë.

“Me datë 08.12.2022 nga ora 07:45 në rrugën rajonale Strugë – Dibër afër fshatit Llukovë, për shkak të një aksidenti trafiku, komunikacioni është ndërprerë në të dy drejtimet”, njofton LAMM.