Aksident trafiku në rrugën Mavrovë-Dibër, lëndohen dy persona

Në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, në vendin “Zadçuka” dje nga rruga ka dalë një automjet “Tojota” drejtuar nga T.Z.(32), me ç’rast lëndime të rënda trupore ka marrë bashkë-udhëtari Xh.Z, ndërsa lëndime trupore ka marrë edhe vet shoferi.

Siç kumtoi MPB, është inspektuar në vendin e ngjarjes nga ekipi i Stacionit policor Gostivar.

Bashkë-udhëtari dhe shoferi janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm Dibër për ndihmë mjekësore.