Super ministrja kosovare, vetëm ora e dorës i kushton 11 mijë euro

Ministrja e re e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj duket se i ka qejf orët e dorës. Veç një e tillë që e mori si dhuratë nga bashkëshorti i saj, kap vlerën e 11 mijë eurove.

Meliza Haradinaj-Stublla u bë e njohur për publikun gjatë kohës së qeverisjes Haradinaj. Aty ajo mbante postin e këshilltares së kryeministrit.

Ministrja e re e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në deklarimin e pasurisë gjatë vitit të kaluar, kishte treguar se e posedon një orë dore, në vlerë hiç më pak se 11 mijë euro.

Të njëjtën, sipas deklarimit ajo e ka dhuratë nga bashkëshorti i saj, i cili asaj ia bleu para pesë vitesh.

Deklarimi i plotë: Kliko këtu. 

Përveç kësaj, Haradinaj në AKK kishte deklaruar edhe dy vetura luksoze, “Range Rover” në vlerë të 40 mijë eurove, si dhe “BMW”, në vlerë të 25 mijë eurove, të dy këto në pronësi të bashkëshortit.

Ndryshe, Meliza Haradinaj do të udhëheq me një dikaster jashtëzakonisht problematik, pasi dihet fushata e egër e Serbisë në politikën e jashtme kundër Kosovës.

Kosova që tri vite nuk e ka marrë asnjë njohje të shtetësisë së saj, ani pse gjatë kësaj periudhe në kolltukun e ministrit të Jashtëm janë ulur tre persona të ndryshëm. lajmi.net.