Aksident trafiku në Itali, humb jetën një 25-vjeçar shqiptar

Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik në Itali, i cili dyshohet se teksa po drejtonte një kamion, u përplas me një automjet të njëjtë.

25-vjeçari, që dyshohet se qarkullonte me shpejtësi të lartë dhe se vdiq menjëherë në vendngjarje, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv.

Policia rrugore ka thënë se aksidenti ndodhi pas një aksidenti të mëparshëm, ku një kamion u përmbys në rrugë rreth orës 06:20 të mëngjesit.