Aksident rrugor në Nepal, humbin jetën 14 pelegrinë

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën, ndërsa 18 të tjerë janë lënduar në aksidentin rrugor kur autobusi që transportonte pelegrinë hindu ka dalë nga rruga në Nepal, kumtoi policia.

Pelegrinët janë kthyer nga vizita në tempullin Kalinçok Bugvati, rreth 80 kilometra në lindje të kryeqytetit Katmandu.

Ekipet e shpëtimit arritën t’i nxjerrin pasagjerët e lënduar nga autobusi dhe t’i transferojnë në spitalin e afërt, lajmëruan mediat amerikane.

Policia i heton shkaqet për aksidentin, edhe pse beson se rruga e rrëshqitur dhe mjegulla e dendur me siguri janë arsyeja që automjeti ka dalë nga rruga. Gjithashtu, nuk përjashtohet as mundësia për defekt të automjetit, si dhe shoferi të mos e ketë njohur mirë atë zonë malore.