Aksident rrugor në Kroaci, dyshohet se pjesë e aksidentit janë edhe mërgimtarë nga Kosova

Një aksident rrugor ka ndodhur në Kroaci, ku janë përfshirë disa automjete.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në dalje të autostradës në Kroaci, teksa po ashtu besohet që pjesë e këtij aksidenti të jenë edhe disa mërgimtarë nga Kosova.

Portali Dukagjini është duke provuar të komunikojë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, dhe Ambasadën e Kosovës në Kroaci për të marrë më shumë detaje në lidhje me këtë rast.

Në fotot e siguruara nga Dukagjini shihet se në vendin e ngjarjes është janë edhe dy ambulanca.

Pamje Aksidenti në Kroaci
Pamje nga aksidenti në Kroaci

Nga aksidenti i ndodhur të premten, shihet se në pikëkalimin kufitar Kroaci-Serbi, janë shkaktuar kolona të gjata.

Pamje nga aksidenti në Kroaci