Aksident para hyrjes në Nerez, ka edhe të lënduar

Një aksident para pak çastesh ka ndodhur në Vllae para urës në Nerez, raporton Klan Maqedoni.

Dy vetura janë përplasur njëra me targa të Tetovës, ku sipas informacioneve të para ka dy gra të lënduara të cilat me urgjencë u dërguan në spital me ambulancë.

Pritet të arrijë policia në vendngjarje dhe të hetoj rastin. /KlanMacedonia/