Aksident në Veles, lëndohen tre persona

Në rrugën e vendbanimit Shorka, në dalje nga Velesi sot pasdite në ora 14:54, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një kamioni. Në aksident kanë mbetur të lënduar tr persona.

“Në aksidentin në trafik kanë qenë tre persona të lënduar lehtë të cilët lëviznin në veturë. Të tre të lënduarit nga vetura janë banorë të fshatit Melnicë të Velesit të moshës 29, 34 dhe 50 vjeçare, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta në qafë, gjoks dhe gjunjë”, njofton për AIM, Sllavica Neshova Panovski.

Pas ndihmës së parë, të tre të lënduarit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm në Veles.