Aksident në Shqipëri: Vdes 16-vjeçari, lëndohet rëndë një 20-vjeçar

Një 16-vjeçar ka humbur jetën në Shqipëri, dhe një tjetër 20-vjeçar është lënduar rëndë.

Kjo erdhi si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur sot në Hamallaj në Gjirin e Lalzit.

“Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.“, njoftoi policia, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.