Aksident në rrugën Kavadar – Negotinë, një i vdekur dhe një i lënduar

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i lënduar në aksidentin që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Negotinë – Kavadar, konfirmojnë nga Qendra shëndetësore në Negotinë.

Nga aty kanë sqaruar se një person ka ndërruar jetë në vend, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Kavadarit.

Më herët edhe SPB Veles ka konfirmuar aksidentin dhe ka thënë se ka ndodhur në afërsi të fshatit Marenë.

Më shumë detaje rreth këtij aksidenti pritet të jep MPB gjatë ditës së nesërme.