Aksident në Koçan, ndërron jetë një person

Rreth orës 1:30 në rrugën rajonale Koçan-fshati Zrnovci, K.S. (23) nga Koçani duke drejtuar veturën e tij “Polo” ka dalë nga rruga.

Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë bashkudhëtari B.M. (23), ndërsa K.S. është dërguar në spitalin e Koçanit për dhënien e ndihmës mjekësore.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë bërë policia e Koçanit, ndërsa trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.