Aksident në Çair, ka të lënduar (Foto)

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në Çair, më saktësisht në rrugën “Kemal Sejfulla”. Nga pamjet e ofruara nga vendi i ngjarjes në incidentin kanë qenë të përfshirë një veturë taksi dhe një BMW.

Raportohet për 5 persona të lënduar, madje në mesin e tyre edhe fëmijë, informon KlanMacedonia.