Aksident në afërsi të Manastirit, ndërron jetë një person

Në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në mes të një veture të pasagjerëve dhe një kamioni në afërsi të Manastirit, ka humbur jetën një person.

Për shkak të aksidentit është ndërprerë komunikacioni në drejtimin rrugor rajonal Prilep – Resnjë, konfirmojnë nga SPB Manastir.

Policia dhe organet tjera kompetente kanë dal në vendngjarje dje po hetojnë shkaqet e aksidentit.