Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në Hajvali të Prishtinës.
Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar dy persona.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:30, në Hajvali, ka ndodhur një aksident trrafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e aksidentit janë lenduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.