Aksident mes dy autobusëve në New York, të paktën 80 persona të lënduar

Në një përplasje mes dy autobusëve, njëri prej të cilëve ishte dykatësh, 80 persona u plagosën mbrëmë në New York, njoftuan zyrtarët e shërbimeve të urgjencës.

Përplasja ndodhi rreth orës 19:00 të ditës së kaluar, tha zëvendës shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit njujorkez, Kevin Murphy.

Sipas njoftimeve zyrtare, disa të lënduar kanë të prera, të mavijosur, thyerje të eshtrave dhe lëndime në kokë dhe qafë.

Megjithatë, siç kanë thënë ata, askush nuk ka lëndime të rrezikshme për jetën, raporton nypost.

Përveç të lënduarve që u dërguan në spitale, në vendngjarje mjekët kanë ekzaminuar edhe gjashtëdhjetë pasagjerë të tjerë.

Ndryshe, nuk dihet ende se si ka ndodhur përplasja gjersa autoritetet amerikane kanë nisur hetimet.