Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, autobusi me targa të Kosovës përplas një person me biçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit në afërsi të Rubikut ku një autobus me targa të Kosovës ka përplasur për vdekje një person që lëvizte me biçikletë.

Akoma nuk dihet identiteti i personit që humbi jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka rrethuar zonën ku ndodhi aksidenti tragjik.

Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.