Aksident i rëndë trafiku në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, ka të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ në Kosovë.

Në aksident të përfshirë ishin një kamion dhe një furgon.

Si pasojë e këtij aksidenti raportohet të ketë të lënduar ndërsa nuk janë dhënë detaje shtesë nga Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet emergjente./Lajmi.net/