Aksident i rëndë në rrugën Tetovë-Trebosh: Lëndohet rëndë shoferi dhe një 17-vjeçare

Mbrëmjen e 11 shkurtit 2026, rreth orës 19:50, në SPB Tetovë është raportuar një aksident i rëndë në rrugën lokale Tetovë-Trebosh. Një automjet i tipit „Ford Fokus“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga 63-vjeçari E.M. nga fshati Ozormisht, ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa lëndime ka marrë edhe pasagjerja e tij 17-vjeçare. Të dyve u është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës, ku janë konstatuar lëndimet. Ekipi i SPB Tetovë ka kryer inspektimin e plotë në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.