Një aksident i rënd ka ndodhur para pak çastesh përballë komunës së Gjorçe Petrovit ku një veturë ka aksidentuar për vdekje një person rreth moshës 60 vjeçare duke e hedhur gati 100 metra larg nga përplasja e fortë. Sipas informacioneve të Klan Maqedoni edhe shoferi edhe viktima janë nga komuna e Sarajit.
Ambulanca dhe policia janë në vendngjarje dhe po bëjnë ekspertizë në vendin e ngjarjes./KlanMacedonia/