Aksident i rëndë në Austri, autobusi bie në një gropë të thellë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Austri, në afërsi të Bad Mitterndorf.

Katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe 20 të tjerë janë plagosur lehtë nga rënia e autobusit në një gropë të thellë 9 metra.

Autobusi me 32 pasagjerë ka rënë mbi një argjinaturë nëntë metra të lartë në Austri dhe është rrokullisur.

“Të gjithë personat e përfshirë në aksident trajtohen në përputhje me rrethanat. Fatmirësisht, shumica e njerëzve ishin në gjendje të dilnin vetë. Kemi aktivizuar në aksion edhe dy helikopterë shpëtimi” thuhet në njoftimin e policisë.

Ende nuk është bërë i ditur destinacioni i autobusit të aksidentuar./Indeksonline/