Aksident fatal në rrugën Koçan-Shtip, një i vdekur dhe pesë të lënduar

Një i vdekur dhe pesë persona me lëndime të rënda është numri i bilancit nga aksidenti i trafikut në magjistralen Shtip-Koçan në mes të fshatrave Balvan i poshtëm dhe Krupishte.

SPB në Shtip konfirmon se aksidenti ka ndodhur në ora 14:50 mes dy veturave me targa të Shtipit.

Policia dhe prokurori publik i kanë inspektuar vendin e aksidentit. (INA)