AKR nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re

Jetlir Zyberaj, Këshilltari i Behgjet Pacollit, ka thënë se Aleanca për Kosovën e Re nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re që pritet të votohet nga Kuvendi i Kosovës.

“AKR nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re. Do të jetë opozitë”, ka shkruar Zyberaj në rrjetin social Facebook.

Dje, Gjykata Kushtetuese kishte ardhë në përfundim që dekreti i presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër është në përputhje me Kushtetutën.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi iu ka bërë thirrje të gjithë spektrik politik në vend që të respektojnë dhe zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me formimin e Qeverisë së re.

Ndërsa, kryeministri në detyrë i vendit Albin Kurti tha se Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit dhe sipas tij ajo foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi, njofton Klan Kosova.