AKP-ja kundërshton nënshkrimin e të ashtuquajturit “Akt i parandalimit të punës së detyrueshme të ujgurëve”

Organi më i lartë ligjvënës në Kinë shprehu të premten kundërshtimin e vendosur ndaj kthimit në ligj prej ShBA-së të të ashtuquajturit “Akt i parandalimit të punës së detyrueshme të ujgurëve”.

Ky akt fabrikon të ashtuquajturën çështje e “punës së detyrueshme” në Xinjiang të Kinës dhe ndërhyn rëndë në punët e brendshme të Kinës nën pretekstin e të drejtave të njeriut, thuhet në një deklaratë të Komisionit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.
“Nëse Shtetet e Bashkuara zgjedhin të shkojnë në rrugën e gabuar, Kina do të marrë kundërmasa të vendosura dhe të fuqishme”, theksohet në deklaratë.
Duke vënë në dukje se politikat dhe praktikat në lidhje me punësimin dhe sigurinë e punës në Xinjiang përputhen me Kushtetutën e Kinës e ligjet përkatëse dhe janë në përshtatje me standardet ndërkombëtare të punës dhe të të drejtave të njeriut, deklarata vëren se në Xinjiang nuk ekziston “puna e detyrueshme”.
Edhe Konferenca Konsultative Politike e Popullit Kinez (KKPPK) shprehu të premten zemëratën dhe kundërshtimin e fortë ndaj Shteteve të Bashkuara për nënshkrimin e ““Aktit të parandalimit të punës së detyrueshme të ujgurëve”.
Komisioni i Punëve të Jashtme i Komitetit Kombëtar të KKPPK-së tha në një deklaratë se akti ndërhyn rëndë në punët e brendshme të Kinës dhe shkel seriozisht normat bazë që rregullojnë maredheniet nderkombetare