Akademia shqiptare në RMV promovoi nëntë akademikë

Akademia Shqiptare e Shkencave dhe Arteve në RMV  informon opinioni  publik se  në Kuvendin e mbajtur më datë 28.10.2022, në Tetovë,  në bazë të Konkursit të shpallur me 01.08.2022, seleksionimit dhe shkoqitjes të aplikimeve të arritura, solli:

Vendim për pranimin e anëtarëve korespondentë të Akademisë .

Kuvendi  pasi shqyrtoi me kujdes kandidaturat; erdhi në përfundim se si rrjedhim i veprimtaris së pasur, arsimore dhe shkencore; kontributit dhe të arriturave në hulumtimin shkencor, arsimimin e gjeneratave të reja, përpilimin e librave shkollor dhe universitar, citimet dhe mirënjohjet e marra në sferën nacionale dhe ndërkombëtare, të përzgjedhurit janë studjues të mirëfillt dhe puna e tyre ka pasur impakt në komunitet dhe industri.

Ata kanë merita të theksuara për arsimin në gjuhën shqipe në RMV.

Në Kuvendin e mbajtur  kemi  promovuar  9 Akademikë  nga një bazë që përfshinte të gjitha kriteret që i kërkojnë akademitë e Ballkanit Perëndimor përfshirë kriteret që i zbaton MANU në raste të tilla  . Të promovuarit janë persona të cilët  si pjesëmarrës aktiv ,  me veprimtarinë  e  tyre profesionale dhe kombëtare,  nxitën dhe ndihmuan rikthimin e shkollimit të mesëm dhe  themelimin e dy universiteteve në gjuhën shqipe në RMV pas vitit 1991.

Në thirjen Akademik korespoendent u promovuan:

  1. Dr. Xheladin Murati
  2. Dr. Avzi Mustafa
  3. Dr. Tahir Zajazi
  4. Dr. Zeqir Kadriu
  5. Prof Dr Hasan Jashari
  6. Dr. Suzana Aliu
  7. Dr. Nebi Dervishi
  8. Dr. Zeqirja Rexhepi
  9. Dr.Florim Ajdini

Prof Ass. Ardita Abduli u promovua në bashkëpuntore shkencore

Shpresojmë që faktori politik shqiptar në Kuvendin republikan, në një të ardhme të afërt, të përgatis një Projektligj me të cilën shqiptarët do të kenë institucionin e vet publik të njejtë si MANU i cili finansohet  nga të gjithë qytetarët kurse ka në  forumin e saj  vetëm 1% shqiptar!

Kuvendin e përshëndetën,  nëpërmjet videolinkut, Akademik Marengelen Kasmi nga Akademia Shqiptare e Shkencave dhe Arteve dhe Akademik Fatmir Baçi nga Akademia Boshnjake.

Publikisht i falenderojmë për bashkëpunimin që kemi.

Këshilli për informim i Akademisë