Akademi përkujtimore për 20 vjetorin e rënies së dëshmorit Imri Elezi

Sot në Sheshin Skenderbeu, Komuna e Çairit përmes një akademie përkujtimore do të shënojë 20 vjetorin e rënies së dëshmorit Imri Elezi me ç’rast do të promovohet edhe himni i ri i Shkollës Fillore “Imri Elezi” në Çair.

Imri Elezi ka kryer filloren pikërisht në shkollën që tani bart emrin e tij. Gjatë konfliktit të vitit 2001, ishte student në fakultetit juridik pranë universitetit të Shën Kirilit dhe Metodit. La studimet për t’iu bashkëngjitur kryengritjes së UÇK-së, dhe ra dëshmor në Mateç të Likovës.

Ai ishte poashtu luftëtar në betejën e lavdishme të Koshares në vitin 1999.(INA)