“Ajo tha po”, Sarah Berisha bën lëmsh të gjithë me postimin e saj të fundit

Njëri nga çiftet më të dashura për publikut është Sarah Berisha dhe Dj Pm. Lidhjen e tyre ata e krijuan brenda mureve të “BBV” për ta vazhduar edhe jashtë.

Shumë shpesh ata janë pyetur lidhur me planet e tyre për të ardhmën, por ata janë shprehur se është herët për një hap të tillë, shkruan lajmi.net.

Të paktën këtë e tha Sarah teksa ishte e ftuar në emisionin “Mirage”, javën e kaluar.

Por, pak më parë Sarah ngriti dyshime se ajo dhe Pm i kanë dhënë fund beqarisë.

Sarah ka ndarë një foto në profilin e saj në “Instagram”, ku tregon dorën me një unazë, krahas së cilës shkruan: Ajo tha po.

Ajo nuk ka treguar asnjë detaj më tej, duke i lënë kështu të hapura dyshimet./Lajmi.net/