Ajdari: VMRO-ja fshihet pas kandidatëve të VLEN-it në komunat shqiptare

Deputetja e BDI-së Rina Ajdari, sot e akuzoi VLEN-in se janë instrument në shërbim të VMRO-së. Ajo tha se arsyeja pse VMRO-ja nuk nxjerr kandidat në komunat me shumicë shqiptare është sepse siç tha, kandidatët e saj tashmë garojnë nën logon e VLEN-it.

“Ata nuk kanë asnjë legjitimitet shqiptar, janë vetëm emisarë të një politike antishqiptare, e cila ka ndërruar kostumin, por jo qëllimin: të kthejë shqiptarët në periudhën para vitit 2001. Nuk është rastësi që kjo qeveri, në vetëm pak më shumë se një vit: e solli në zero punësimin e shqiptarëve në administratën shtetërore, inicoi shfuqizimin e plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, hapi idenë e heqjes së votimit me Badinter dhe solli “botën serbe” me uniforma ushtarake në mes të Shkupit”, tha Ajdari.