Këngëtarja shqiptare feston ditëlindjen.
Aida Doçi mbush 26 vite të përmbushura me plot sukses në karrierë por edhe në jetën private, shkruan lajmi.net.
Ndonëse karrierën e filloi në 2013-tën, Aides nuk iu desh shumë kohë dhe të bëhet një zë i pëlqyer dhe i kërkuar nga publiku.
Që nga ai vit sukseset nuk iu ndanë dhe tani përgjatë këtyre viteve ajo numëron plot 149 këngë dhe gjithsej 4 albume.
Ndërsa sa i përket jetës private vitin e kaluar ajo është martuar me menaxherin e saj Naser Qelin.
Ndryshe, Aida këngën e saj të fundit e ka lansuar në janar me titull “Endërr” në bashkëpunim me Lilon.