“Ai është hero” – momenti kur Clark lavdëronte Hashim Thaçin para fëmijëve të tij (VIDEO)

 

“Presidenti Hashim Thaçi, ky është heroi, ky e bëri këtë të mundur. Ishte shumë i ri, kishte një ëndërr, luftoi për të dhe e realizoi”, kishte thënë ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, teksa e prezantonte Thaçin para nipave të tij të vegjël.

Ndërsa sot, Clark, është konfirmuar zyrtarisht si dëshmitar i mbrojtjes në rastin e Thaçit në Hagë, me dëshminë që pritet ta nisë më 19 nëntor.

Gjenerali amerikan, i cili udhëhoqi ndërhyrjen e parë të Aleancës Veriatlantike kundër forcave serbe në vitin 1999, kishte raporte të ngushta me drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në anën tjetër, ish-presidenti Thaçi kishte deklaruar në atë takim se “heroi i Kosovës është Wesley Clark”.

Në përvjetorin e 23-të të ndërhyrjes së NATO-s, Clark kishte vizituar Kosovën së bashku me bashkëshorten dhe dy nipat e tij, njëri prej të cilëve mban emrin e tij – Wesley. /Klankosova.tv