Ahmeti zgjedh edhe katër kryetar të degëve për Çashkë, Veles, Petrovec dhe Studeniçan

NJOFTIM PËR OPINIONIN

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin publik se Kryetari i partisë, Ali Ahmeti, në vazhdën e procesit të riorganizimit dhe përzgjedhjes së kryetarëve të degëve, sot ka marrë vendim për emërimin e një pakoje të re të kryetarëve të degëve në këto degë:
• Dega Çashkë – Sedat Ahmeti
• Dega Veles – Mensur Adili
• Dega Petrovec – Tahir Livoreka
• Dega Studeniçan – Shefket Kadri
Ky hap është pjesë e procesit të thelluar të reformimit dhe konsolidimit të brendshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, me synimin për fuqizimin e strukturave partiake dhe shtrirjen e organizuar në çdo cep të vendit.
BDI vazhdon të dëshmojë përgjegjësi politike, unitet dhe vizion të qartë, duke u rikonfirmuar si forca kryesore politike ndër shqiptarët, sot dhe në të ardhmen.