Ahmeti: Të ndriçohet “Monstra”, mjaftë na akuzuat për këtë çështje! (VIDEO)

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim sot ka dëshmuar për rastin “Monstra”. Në deklaratën e tij për media gjatë daljes nga gjykata, Ahmeti tha se rasti duhet të ndirçohet sepse BDI-ja ka paguar koston më të lartë politike për këtë çështje, shkruan gazeta LAJM.
“Ne kemi kërkuar që ky proces të rigjykohet sepse gjykatat dhe prokuroritë kanë qenë shumë të brishta. Tërë opinioni ishte në gjendje të pasqaruar. Si nga ato që kishin humbur njerëzit e tyre në këtë rast tragjik, ashtu edhe nga ata që u dënuan. Ne me forcë kemi kërkuar që ky gjyq të përsëritet me prova, me monitorim ndërkombëtar. Kërkuar nga Brukseli dhe Uashingtoni që ky proces të monitorohet. Edhe Brukseli edhe Uashtingoni dhanë përgjigje zyrtare që i besojnë monitorimit të OSBE-së. Mbi të gjitha ne kemi dashur e vërteta të del në sipërfaqe dhe të triumfojë drejtësia. Vetëm kështu mund të qetësohen ata që kanë humbur njerëzit e tyre por jo me çdo kusht të instrumentalizohet fajtori, por ai i cili e ka kryer veprën ai duhet të përgjigjet. Të mos ketë drejtësi selektive dhe pikërisht janë këto raste që neve na kanë shtyrë të mendojmë shumë më thellë dhe të kërkojmë veting të mirëfilltë në shtet”, tha Ahmeti, shkruan gazeta LAJM. Ai më tej shtoi se prêt që autoritetet gjyqësore ta përpunojnë rastin dhe të ndriçohet rasti. “Ne si parti politike kemi paguar kosto të lartë. Të gjithë na akuzojnë se ne jemi aktorë, ne jemi ata që e kemi bërë rastin dhe më shumë se ne që dëshirojmë të ndriçohet ky rast nuk mendoj se dikush tjetër dëshiron sepse kostoja politike bie mbi ne”, u shpreh Ahmeti.
“Kemi biseduar me autoritet politike sepse partitë politike kanë pasur përgjegjësi mbi menaxhimin e situatës. Në fund kemi vlerësuar se ky process duhet të përsëritet me prova sepse është rast vërtetë tragjik dhe nëse nuk ndriçohet si duhet mund të ketë pasoja sepse dikush kërkoj që ta shfrytëzojë për qëllime politike për t’i future dy etnitë në luftë.”, u shpreh kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Deklaratën e plotë të Ahmetit për rastin Monstra, mund ta ndiqni në videon më poshtë./Gazeta LAJM

Ali Ahmeti dëshmoi në gjykatë për rastin "Monstra"

Posted by Lajm TV on Friday, February 21, 2020