Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në rajon, procesi i integrimit evropian, si dhe rëndësia e ruajtjes së stabilitetit ndëretnik dhe thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, njofton TS.
Të dy bashkëbiseduesit theksuan domosdoshmërinë e dialogut politik të vazhdueshëm, respektimin e të drejtave të komuniteteve dhe përkushtimin ndaj rrugës evropiane, si garanci për stabilitet, zhvillim demokratik dhe perspektivë euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.








