Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se sot në disa rrugë të Prishtinës, 90 përqind e qytetarëve janë parë me maska.
Ai njëherit me anë të një postimi në Facebook i ka falënderuar gjithë qytetarët.
“Përvec që po e ruani vetën, kjo është kujdes ndaj të tjerëve. Mjekët po rrezikojnë jetën e vet për çdo ditë nga më shumë se 10 orë në ditë, e prej neve kërkohet një maskë. Falemnderit edhe njëherë!”, shkruan ai.
Bartja e maskave ka nisur së aplikuari në masë më të madhe një ditë pasiqë Qeveria e Kosovës vendosi që mbajtja e tyre të jetë obligative për qytetarët e Kosovës, transmeton Klan Kosova.