Ahmeti: Rreth 80 mijë punëtorë do të marrin paga më të larta

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përgëzuar rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë.

Ai thotë se me marrëveshjen që është arritur në Qeveri, në muajin prill rreth 80 mijë punëtorë do të marrin paga më të lartë.

“Përgëzoj arritjen e marrëveshjes së sotme për rritjen e pagës minimale prej 15 200 denarë në 18.000 denarë.

Me pagesën e pagës së muajit Mars, respektivisht në fillim të muajit Prill rreth 80 000 punëtorë do të marrin pagë më të madhe.

Realizimi i kësaj mase ekonomike dëshmon sinqeritetin e synimeve programore për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve”, ka shkruar Ali Ahmeti.