Ahmeti pret në takim presidentin e Shqipërisë: Komunikimi dhe koordinimi ynë i përbashkët mbetet thelbësor për avancimin e çështjeve me interes kombëtar

Screenshot

I pari i BDI-së, Ali Ahemti priti në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, që siç tha, ishte një atmosferë vëllazërore dhe e përzemërt. Ahmeti tha se u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve në rajon dhe për forcimin e lidhjeve institucionale e kombëtare.

Tutje, ai tha se takime të tilla janë dëshmi se komunikimi dhe koordinimi i përbashkët mbetet thelbësor për avancimin e çështjeve që prekin interesin kombëtar dhe shtetëror.

“Sonte pata kënaqësinë që, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, ta mirëpresim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj.

Në një atmosferë vëllazërore dhe tejet të përzemërt, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve në rajon, për forcimin e lidhjeve institucionale e kombëtare, si dhe për sfidat me të cilat përballemi si vende në rrugëtimin tonë euroatlantik”, shkroi Ahmeti.