Ahmeti pret në takim artistët e muzikës klasike

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka pritur sot në takim artistët e muzikës klasike Merita Rexha Tershana, Klaidi Sahatçi dhe Aristidh Prosi që do të sjellin virtuozitetin e tyre artistik në edicionin e pestë të festivalit “Skupi Kamerfest” më 30 Shtator në skenën e Filhamornisë së Maqedonisë së Veriut.

Kënaqësi të takoja sot artistët tanë të mirënjohur të muzikës klasike Merita Rexha Tershana, Klaidi Sahatçi dhe Aristidh Prosi që do të sjellin virtuozitetin e tyre artistik në edicionin e pestë të festivalit “Skupi Kamerfest” më 30 Shtator në skenën e Filhamornisë së Maqedonisë së Veriut.

Ju urova suksese të mëtutjeshme në promovimin e potencialit tonë të madh artistik kombëtar në çdo paraqitje skenike.