23 vite nga rënia heroike e figurës legjendare të komandant Kumanovës, me këtë rast e ka përkujtuar sot edhe Ali Ahmeti i cili ka shkruar se Ismet Jashari e ka dashur më shumë se gjithçka atdheun dhe se ishte një ndër figurat e para që i është përgjigjur kushtrimit për luftë.
Ja postimi i Ahmetit:
Në 23 vjetorin nga rënia heroike e një prej figurave më të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Ismet Jashari Kumanova, telefonova të vëllanë Xhemë Jashari për ti evokuar kujtimet për veprën e tij të madhe kombëtare.
Ai e deshi më shumë se gjithçka lirinë.
E deshi më shumë se gjithçka atdheun dhe ishte ndër të parët që iu përgjigj kushtrimit për luftë.
Nuk e kurseu as jetën.
Lavdi veprës dhe jetës së Ismet Jasharit – Komandant Kumanova dhe dëshmorëve të kombit.





