Ahmeti për uniformat policore: Një tjetër premtim i realizuar

“Një tjetër premtim i realizuar, reflektim praktik i vlerës së instaluar të barazisë përmes Marrëveshjes së Ohrit”.

Kështu u shpreh mes tjerash lideri i BDI-së, Ali Ahmeti për ndryshimin e mbishkrimit të uniformave policore, gjegjësisht vendosjen e gjuhës shqipe në to.

“Në uniformat e shërbimeve policore të vendit dhe në simbolet e tyre tashmë qëndron edhe gjuha shqipe konform dispozitave të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Përgëzoj Qeverinë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të vendit për rrumbullakimin me sukses të të gjitha procedurave administrativo – ligjore dhe vendosjen në praktikë të ndryshimeve të Dekretit të miratuara më parë”, tha më tej Ahmeti, transmeton TV21.