Ahmeti për shfuqizimin e Qeverisë Teknike: Nevojiten konsultime me faktorin ndërkombëtarë

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit të liderëve deklaroi se integrimi i vendit mbetet prioritet kyç për vendin, ndërkohë që për shfuqizimin e Qeverisë Teknike tha se do të duhet konsultime me faktorin ndërkombëtarë, gjegjësisht BE-në dhe SHBA-në.

“Do doja të bëj një vlerësim të këtij takimi të parë në këtë përbërje, në këtë format. Mendoj që ka mbetur tema akoma të pa-konsumuara që kanë të bëjnë me zhvillimet politike në vend. Si pikë e parë u trajtua një çështje që është preokupim i gjithë qytetarëve, anëtarësimi i vendit në BE, ne mbetemi të përkushtuar që kjo çështje është një nga çështjet më të rëndësishme për çka duhet të angazhohen të gjitha partitë politike në vend. Në këtë pikë referoi kryeministri i vendit mbi takimet që ka pasur me autoritete evropiane dhe autoritetet në rajon, me çka ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar që të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë me qëllim që vendi ynë të zë vendin e merituar në Bashkimin Evropian. Gjithashtu u diskutua lidhur me çështjet të cilat kërkojnë zgjidhje, siç është Avokati i popullit, me çka mbet që koordinatorët e grupeve parlamentare të kërkojnë zgjidhje dhe konsulltime shtesë se si mund të zgjidhjet kjo çështje. Gjithashtu u diskutua që duhet të bëhen konsullta shtesë mbi Kodin Zgjedhorë me çka ne paraqitëm qëndrimin tonë se pajtohemi me një zonë zgjedhore me një prag prej 5 për qind dhe me lista të hapura, kjo çështje mbetet e hapur. Disa pika që unë kam menduar që ti vë në këtë tryezë të komunikimit mbetën që në të ardhmen të zhvillohet një takim mes meje dhe Mickoskit për ti diskutuar dhe për të parë se çfarë zgjidhje mund ti japim. Sa i takon qeverisë teknike qëndrimi ynë që ne duhet të konsultohemi me përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. /Alsat.mk