Në kongresin e katërt të BDI-së që do të mbahet nesër, nuk pritet që lideri Ali Ahmeti, të ketë kundërkandidat për timonin e partisë, shkruan gazeta LAJM. Deputeti i BDI-së Artan Grubi, ditë më parë tha se Ahmeti është i pazëvendësueshëm dhe se nuk beson se do të ketë kundërkadidat. Ai është i bindur se BDI-ja nga ky Kongres do të del më e fortë.
“Ali Ahmeti nuk është kandidat, Ali Ahmeti është lider, prijës, i pari dhe i vetmi dhe nuk besoj që mund të ketë ndonjë kandidat tjetër sepse për ne Ali Ahmeti nuk është vetëm kryetar, Ali Ahmeti i prin popullit shqiptarë këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i uroj shëndet dhe sa më tepër suksese për shkak se në 17 vitet e fundit, ai nuk njeh për dështim dhe humbje, por vetëm për fitore dhe kur fiton
Ali Ahmeti dhe BDI-ja, kanë fituar gjithmonë shqiptarët”, u shpreh deputeti i BDI-së Artan Grubi.
Siç mëson gazeta LAJM, në kongresin e katërt të BDI-së do të ketë ndryshime të shumta statutore. Për herë të parë do të zgjidhet Sekretari për mundësi të barabarta në BDI. Është paraparë të zgjidhen edhe disa trupa të reja të partisë. Para të pranishmive fjalim do të mbajë lideri Ali Ahmeti. Kogresi i katërt i BDI-së mbahet të shtunën (21.12.2019) në sallën sportive “Kalaja” në Shkup, me fillim në ora 15:00./Gazeta LAJM
Grubi: Ahmeti është prijës, lider i pazëvendësueshëm
Grubi: Ahmeti është prijës, lider i pazëvendësueshëm
Posted by Lajm TV on Friday, December 20, 2019