Ahmeti: Nuk është biseduar për dorëheqjen e Grubit

Kreu i integristëve Ali Ahmeti pas mbledhjes me Kryesinë Qendrore, bëri të ditur se në mbledhje është biseduar për parim, për strategji dhe detyrat që i presin si Qeveri dhe se nuk është diskutuar fare për dorëheqjen e zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi.

“Nuk është biseduar fare për dorëheqje. Është biseduar për parim, për strategji, për program për detyrat që na presin si Qeveri, por normalisht që duhet të japin llogari dhe unë kurrë nuk kam kërkuar që të mbyllet zëri i mendimit ndryshe. Çdo herë kam qenë ithtarë dhe kam inkurajuar që gjërat të fliten hapur vërejtjet të bëhen hapur që mundësia të jepet gjithë secilit për t’u sqaruar dhe për të shpjeguar punën e vete që ai e bën”, deklaroi Ali Ahmeti – Kryetar i BDI-së./TV21